Inter ka fituar në tranfestën e Cagliarit me rezultatin e thellë 5:1 duke kaluar në vendin e pestë të renditjes së Serie A. Djemtë e Stefano Piolit arritën të dyfishonin rezultatin që në pjesën e parë por goli i Borrielo-s u duk sikur do te vendoste në vështirësi miqtë e udhëtuar nga Milano. Por ndodhi krejt e kundërta, Inter në pjesën e dytë arrin të gjejë rrjetën edhe tre herë të tjera duke merituar triumfin.
Edhe Juventus ka prishur serinë e shtatë fitoreve radhazi, duke u ndalur në barazim 1-1 me Udinezen vendase. Zapata për vendasit dhe Bonucci për Juven, ishin autorët e golave të këtij takimi. Pavarësisht barazimit, Juventus vazhdon të udhëheqë i qetë Serinë A, me tetë pikë më tepër se Roma e vendit të dytë.
Lazio ka marrë një tjetër fitore në transfertën ndaj Bologna-s, me rezultatin 0-2. Ciro Immobile me dopietën e tij ishte heroi i ekipit roman, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje.
Tjetër paraqitje bindëse për 21-vjecarin kuqezi Thomas Strakoshën , duke e ruajtur të praprekur rrjetën në këtë transfertë të zhvilluar në “Dall’Ara”.