INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Inter siguron çerekfinalen / Por e ndihmon fati në kohën shtesë

Publikuar më: 15:03 18-01-2017

Inter pati sërish nevojë për kohën shtesë për të eliminuar Bolognën në Kupën e Italisë. Skuadra zikaltër fitoi 3-2 pas 120 minutave lojë duke shpërdoruar një epërsi të dyfishtë të krijuar në 40 minutat  e para.
Goli i parë i mbrëmjes erdhi nga  qendërmbrojtësi zikaltër Jeison Murillo, me një veprim të bukur akrobatik në qendër të zonës së Bologna.  Gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, Joao Mario i dha mundësinë argjentinasit Rodrigo Palacio, që të shkëputej në limitet e pozicionit jashtë loje dhe të shënojë golin e dytë për Inter me një goditje të bukur diagonale.

Interi megjithatë gaboi që e mendoi sfidën të mbyllur, pasi Bologna e qetë në kampionat arriti të shkurtojë diferencën me Dzemailin. Ndërkohë në pjesën e dytë formacioni Piolit nuk arriti të realizojë golin e sigurisë duke i dhënë mundësinë Donsah që të barazonte rezultatin pas një goditjeje me kokë. Në fillimin e shtesës, Interi arriti të gjejë sërish epërsinë pas një goditje të Candrevës që u devijua te Marios Oikonomou. Me këtë fitore Inter kualifikohet në cerekfinale ku do të ndeshet me fituesin e ciftit Lazio-Genoa.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227