INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interesante! Multimilioneri ndan sekretin që e bëri të tillë

Interesante! Multimilioneri ndan sekretin që e bëri të tillë

Publikuar më: 18:20 30-10-2016

Para se Grant Cardone të ndërtonte pesë bizneset e tij dhe një pasuri multimilon dollarëshe, ai ishte i zhytur thellë në borxhe dhe i varur nga droga. Ishte pikërisht këshilla e së ëmës që e ndihmoi atë të dilte nga ajo gropë ku ishte zhytur. “ Këshilla më e mirë për biznesin që kam marrë ka qenë nga nëna ime, e cila asnjëherë nuk është marrë me biznes. Ajo më tha: Investimi më i mirë që mund të bësh ndonjëherë është ai në vetvete. Është një marrëveshje pa humbje. Ajo gjithmonë do të të kthejë diçka pas. Askush nuk mund ta marrë atë nga ti, është e jotja”.

25 vjeçari vendosi ti vinte në punë këshillat e mamasë. “Edhe pse e urreja punën, vendosa të jap maksimumin tim në punë, në dyqanin e makinave”, shkruan ai në librin e tij “Be Obsessed Or Be Average”. Ai shikonte video trajnuese të shitjeve të makinave, dëgjonte në kufje gjathë udhëtimit me makinë,  sekuenca për të përmirësuar aftësitë e tij, dhe ishte punëtori i parë që shkonte në punë, dhe largohej i fundit. Plot 7 orë në ditë vetëm për tu përmirësuar si agjent shitjeje.

Dhe gjithë kjo punë e lodhshme sigurisht që do të kishte rezultate, nga 3.000 dollarë në muaj, fitimet shkuan në 6000 dollarë në muaj. Në moshën 30 vjeçare ai ka fituar milionin e parë, dhe ishte pikërisht ky moment që i rriti shumë besimin në vetvete. Edhe sot që është 58 vjeç, akoma dëgjon këshillat e mamasë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715