Kur na duhet që të postojmë diçka nga një platformë në tjetrën përherë ka vonesa. Zakonisht duhet që të shkarkojmë materialet nga një platformë në tjetrën e më pas që të procedojmë me veprimin e dëshiruar. Google ka menduar për ne dhe është gati për një revolucion të vërtetë.
Kur një kompani kaq e madhe nis diçka padyshim që tërhiqet vëmendje, por kur ajo kërkon ndihmë nga kolosët e tjerë kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë. Këtë herë Google ka bashkuar forcat me Microsoft, Facebook dhe Twitter për të realizuar qëllimin e vet.
Data Transfer Project(DTP) është projekti në fjalë. Kur një përdorues hedh një material në një nga serverat e njërës nga kompanitë e mësipërme dhe më pas do ta shpërndajë në një platformë tjetër partnere, ai s'do të presi farë për transferimin, pasi çdo gjë do të realizohet nëpërmjet serverave.
Më në fund s'do të kemi më pse të presim falë shërbimit të tmerrshëm të internetit që na ofrohet.
Ana tjetër pozitive është që siguria jonë në rrjet do të rritet sepse disa kompani që bashkëpunojnë janë më mirë se një e vetme. Sidoqoftë mos harroni që ju jeni të parët që keni përgjegjësi për të dhënat tuaja. Thjesht mos i jepni permissions çdo aplikacioni që shkarkoni, sidomos atyre që nuk i njihni apo si keni dëgjuar dhe aq shpesh, por thjesht po i provoni.