Inter rindez edhe njëherë motorët e merkatos. Drejtuesit zikaltër kërkojnë emra të rëndësishëm për ti transferuar në ekip pasi duan që të jenë pretendentë për sezonin e ardhshëm.
Në objektivat e Interit është futur edhe Bernardo Silva, i cili po kalon një super formë ktë sezon. Fantazisti i Monakos është një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmëndjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.
Mësohet se Monako kërkon 50 mln euro për të lënë të lirë lojtarin, shifër e cila për Interin e kinezëve të Suning nuk është aspak problem. Sipas të gjitha gjasave në verë do të ketë një merkato të nxehtë për skuadrën zikaltër.