Interi ka mundur Bajernin e Mynihut në ndeshjen e vlefshme për turneun miqësor që po zhvillohet në Singapor “International Champions Cup”.
Të besuarit e Spalettit kanë befasuar të gjithë pasi mposhtën me rezultatin 2-0 skuadrën bavareze që dominoi lojën por pa mundur të shënojë.
Golat u shënuan gjatë pjesës së parë nga Eder (8’ dhe 30’).