Interi ka mposhtur me rezultat 3 me 0 Lacion në javën e 18-të në Serie A, duke arritur fitoren e tretë rresht. Mauro Icardi, Ever Banega dhe Samir Handanovic ishin këta 3 futbollistët përcaktues për Interin në këtë ndeshje. Interin falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 30 pikëve , vetëm 4 pikë pas Napolit të vendit të 3-të.
Bayern Munchen shkatërron Leipzig, dhe shpallet kampion dimri. Në Allianz Arena kampionët e Gjermanisë e mbyllen takimin që në pjesën e parë duke triumfuar me rezultatin 3-0, për të kryesuar të vetëm Bundesligën në kuotën e 39 pikëve pas 16 javëve të para, dhe për ta mbyllur vitin 2016 në vendin e parë. Nuk prodhoi fitues sfida mes Kolnit dhe Leverkusenit. Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj zhvilloi një tjetër 90 minutësh pozitiv por skuadra nuk mori më shumë se një barazim 1-1. Fitonë dhe Freiburgu në fushën e Ingolstadit me rezultatin 2-1.