INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interi nën diktatin e “Suning”, Moratti i jep lamtumirën

Interi nën diktatin e “Suning”, Moratti i jep lamtumirën

Publikuar më: 12:36 06-06-2016

Tashmë është zyrtare. Interi kalon nën administrimin e kompanisë “Suning”, që bleu 68.55% të aksioneve të klubit për një vlerë prej 270 milionë eurosh.

Vet klubi zikaltër, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur këtë transaksion, duke konfirmuar në të njëjtën kohë edhe largimin e Massimo Morattit.

Presidenti Eric Thohir është shfaqur i kënaqur në një konferencë për shtyp për fillimin e këtij bashkëpunimi.

“Është fillimi i një partneriteti të suksesshëm. Strategjia e ‘Suning Group’ është e qartë dhe serioze. Futbolli po përmirësohet ndjeshëm në Kinë dhe ky bashkëpunim tregon vlerat më themelore tonat. Presim futbollistë nga të gjitha vendet e botës dhe së bashku mund të arrijmë objektiva të mëdha. Duam që të kthehemi në nivelet më të larta të futbollit italian dhe atij europian”, tha Thohir.

Ndërsa Zhang Jiondong i “Suning” deklaroi se është i kënaqur, që kjo kompani arriti të blejë aksione të Interit. Ai shtoi se synimi është që të vijohet ideja e ish-presidentit Massimo Moratti, për të rikthyer klubin zikaltër te lavdia.

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779