INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Internet me shpejtësi të lartë për pasagjerët e trenave

Internet me shpejtësi të lartë për pasagjerët e trenave

Publikuar më: 11:29 28-12-2017

Pasagjerët e linjave hekurudhore së shpejti do të kenë akses në WI-FI me shpejtësi të lartë. Plani i ri i qeverisë angleze parashikon që trenat të pajisen me internet të shpejtë. Lidhjet më të shpejta do ti japin mundësi çdo udhëtari në bord që të shikoj edhe video në kohën e udhëtimit të tyre. Ministrat përcaktuan pajisjen me internet të shpejtë si një të drejtë ligjore për çdo familje deri në vitin 2020. Tani lidhja në internet në trenat mund të përmirësohet në mënyrë dramatike në të gjitha rrugët kryesore deri më 2025, duke krijuar një shërbim "të klasit botëror" për pasagjerët. Aktualisht, sinjalet e internetit ofrohen nga rrjetet e telefonisë celulare në të gjithë vendin, që do të thotë se ato janë shpesh të paqëndrueshme ose jo-ekzistuese. Planet e reja, parashikojnë që kabllo me fibra optike do të vendosen përgjatë linjave hekurudhore dhe nëpër tunele. Përmirësimet janë pjesë e strategjisë 5G të Departamentit për Kulturë, Media dhe Sport. Më parë këtë muaj, ministrat njoftuan planin. Të gjitha shtëpitë dhe bizneset në Britani të Madhe do të kenë qasje në shpejtësi të paktën 10 Mbps (megabit për sekondë) deri në vitin 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0017199516296387