Dhe pas natës së horrorit që Kim kaloi në Paris, interneti shpërtheu nga meme të cilat vinin në lojë 35-vjeçaren.
Megjithatë në ditë të vështira kupton se kush të qëndron pranë. Disa nga miqtë më të mirë të yllit të reality show-t kanë reaguar duke shkruar në rrjetet e tyre sociale fjalë mbështetëse për Kim. Moderatori i njohur James Corden ka shkruar në Twitter se përpara se njerëzit të tallen me fatin e Kim, duhet të kujtojnë se ajo është një nënë, një bijë, një motër dhe një mikeshë. Edhe Leona Lewis ka reaguar, duke shkruar se ende nuk i ka kaluar trauma e sulmit të para 4 viteve, kështu që i uron sa më shumë dashuri Kim Kardashian. Të tjera mesazhe ngushëlluese i gjeni mëposhtë!