Interneti ka mjaft rëndësi për jetën tonë. Për çdo përdorues mungesa ose keqfunksionimi i lidhjes së tij me internetin është diçka e papranueshme. Mbase askush nuk preferon që të ketë një lidhje të avashtë me internetin, por shumë nga ne e kanë.
Njeriu që fitoi famë me veprimin e tij mjaft origjinal përballë zyrave të Bellkishte një problem të ngjashëm. Connection speed-i në shtëpinë e tij ishte mjaft i avashtë dhe pse ai paguante për më shumë. Kur ai ankohej tek shërbimi i klientit ata i jepnin informacione të gabuara vetëm për ta bindur që të mos telefononte më.
Atij i erdhi durimi në majë të hundës pas rastit të fundit ku gjatë kohës që tëknikët e Bell Communications ishin në shtëpinë e tij dhe deri pak disa orë më vonë, cilësia e shërbimit ishte mjaft e lartë, por vetëm pas pak jithçka ndryshoi. Ai i telefonoi dhe asgjë. Askush nuk donte të dinte për rastin e tij, prandaj ai shkoi përballë zyrave të ISP-së dhe coptoi modemin duke thënë që shërbimi i tyre ishte thjesht i tmerrshëm.
Pasi të shihni videon dhe të keni reflektuar më mirë mos bëni një veprim të tillë. Nëse e bëni mos harroni që të na njoftoni ose të paktën të na dërgoni videon tuaj :v
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.