INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interneti në banesa luks për shqiptarët. Të fundit në Europë, por të dytët në rajon për aksesin në celular

Interneti në banesa luks për shqiptarët. Të fundit në Europë, por të dytët në rajon për aksesin në celular

Publikuar më: 10:47 17-09-2018

Nëse do të shohësh në rrugë apo në lokale pothuajse pjesa më e madhe e njerëzve sidomos të rinjtë, janë duke përdorur celularin. Aksesi për të patur internet në aparatet e celularë ka bërë që Shqipëria të jetë vendi i dytë në rajon sa i përket abonimeve të internetit në aparatët celularë, por çuditërisht, renditemi të fundit në rajon sa i përket përdorimit të internetit nw banesa. Sipas raportit më të fundit të unionit ndërkombëtar të komunikacionit, ajo që duket edhe më alarmante, është shifra e lidhjeve të internetit me bazë të gjerë, pra të internetit të zakonshëm në shtëpitë tona, ku regjistrohen vetëm 10 të tilla për 100 banorë. Kjo normë bën që Shqipëria të jetë jo vetëm e fundit në rajon, por edhe e fundit në Europë, sipas kwtoj raporti. Këto të dhëna tregojnë qartë se interneti në Shqipëri shihet gjerësisht si një shërbim që ofrohet nga aparati celular dhe nga operatorët telefonikë, ndërkohë që shfrytëzimi i internetit me brez të gjerë dhe i kompjuterave për të lundruar në rrjet na vendos të fundit duke u konsideruar luks për shqiptarët.
I vetmi vend në Europë që i afrohet Shqipërisë është Maqedonia me 11.9 abonime për 100 banorë. Por nga ana tjetër, me 69.3 abonime çdo 100 banorë Shqipëria është e dyta në rajon, pas Serbisë. Paradoksalisht, norma e përdorimit të internetit në popullsi është më e vogël se shifra e abonimeve, vetëm 66.4 për 100 banorë, më e ulta në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582