Konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina ka dhënë së fundmi një intervistë për 60 sekonda në “Prive”. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, madje u vu përballë një zgjedhjeje.
“Kë zgjedh mes Shqipes, Antonelës dhe Anës?”, u pyet Atdheu. Pa hezituar, konkurrenti zgjodhi pëlqimin e tij të parë, Anën.
Përgjigjja e tij ka habitur jo pak ndjekësit, pasi së fundmi Atdheu ka shprehur pëlqim për Antonelën. Madje ai u kthye në “Përputhen” për të dalë në takim me të, por se dimë ç'do të ndodhë tani pas intervistës.