Do të duheshin shumë emisione për të folur për intervistat në këto 20 vjet karrierë të Rudina Xhungës. E ftuar në programin “Një kat më lart” me moderatorin Ermal Peçi, ajo foli për disa detaje të reja, të pa treguara nga intervistat e saj të famshme. Ermali nisi ta pyeste për Fatos Nanon, ndërsa ajo na tregon se çfarë ndodhi më zonjën e tij të parë dhe pse Nano nuk donte që ajo të intervistonte Xhoana Nanon.
“Kur intervistova Rexhina Nanon, grua zonjë, më ndodhi një gjë e tmerrshme. Kur shkova në shtëpi shiriti kishte mbaruar. E rishkrova intervistën, doli shumë bukur. Rexhina ishte një zonjë që nuk merrej me detajet. Pasi doli intervista, Fatos Nano më rastisi me makinë në rrugë e më falenderoi” – tregoi Rudina.
Gazetarja i tha Ermalit se kishte dashur të intervistonte edhe Xhoana Nanon, por Fatos Nano kishte thënë ‘jo ajo, ka intervistuar gruan e parë’.
Si kanë qëne nga afër Parashqevi Simaku, Alfonso Signorini, Roberto Saviano?. Zbuloni këto e më shumë të tjera pas minutës se 14-të në intervistën e plotë më Rudina Xhunga.