INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë E mbani mend Mimozën e Big Brother 2? Ja çfarë bëhet me të tani?  [FOTO]

Intervistë E mbani mend Mimozën e Big Brother 2? Ja çfarë bëhet me të tani? [FOTO]

Publikuar më: 09:31 11-04-2017

Ajo mbahet mend si njëra prej vajzave më bukuroshe të të gjitha edicioneve të Big Brother.

Po flasim për  Mimoza Krasniqin me të cilën realizuam këtë intervistë. Meqë jemi sërish në atmosferë Big Brotheri, Mimo na ka dhënë përshtypjet e saj për këtë edicion të reality show por jo vetëm kaq... Mësoni edhe më shumë se me çfarë është marrë ajo gjatë kësaj kohe dhe planet që ka për në vazhdim.

-          Përshëndetje Moza! Nga një prej fytyrave më të shfaqura në ekran gjatë kohës së Big Brother,  je kthyer në vajzën diskrete me një profil të ulët mediatik. Çfarë po ndodh në jetën tënde, çfarë ka ndryshuar që nga koha e Big Brother?

-          Përshëndetje edhe juve,  por nuk jam kthyer  në një vajze diskrete siç e quan ti. J  Kam zgjedhur vetë të mos shfaqem shumë. Nuk ka ndodhur asnjë risi, diçka  ndryshe  përveçse punoj. Jam e pavarur, punoj që të arrij sa më shumë në profesionin tim.

-           Të mungon televizioni? Ke patur oferta për të qenë aty me ndonjë projekt ndërkohë?

-          Hmm Televizioni nuk më mungon të them të drejtës sepse po të doja kam pasur mundësi dhe do gjeja kohën. Ofertë të drejtpërdrejtë nuk është se kam patur , por edhe vetë nuk është se kam vrapuar pas tyre.

-          Si qëndron e vërteta rreth problemeve me një fans kohët e fundit?

-          Këtë historinë me fansin  nuk do të doja  ta përmend më sepse tashmë  me këtë gjë po merren autoritetet.

-          Po e ndjek  Big Brotherin aktual?

-          Big Brotherin  nuk e kam ndjekur  të them  të drejtën sepse  nuk kam patur kohë nga angazhimet e punës që kam. Nuk di çfarë  të them sepse nuk ia kam idenë fare.

-          Do të futeshe sërish nëse ta ofrojnë këtë gjë?

-          Ta them sinqerisht nuk do bëja gjë ndryshe,  por nuk do të futesha fare më.

-          Me cilët prej ish banorëve vazhdon t'i ruash kontaktet?

-          Nuk ruaj kontakte me asnjërin prej tyre,  vetëm kur ndodh që  i takoj rastësisht ose kur na ka lidhur puna të bashkëpunojmë.

-          Si do ta quaje këtë reality show?

-          Nuk di si do ta quaja këtë . Por do të thoja që çdo Big Brother ka qenë i njëjtë, por vetëm me disa ndryshime të vogla.

-          Çfarë të mungon më shumë prej tij sot?

-          Nuk më mungon asgjë prej aty.

-           Cilat janë planet e afërta,  me çfarë kanë të bëjnë?

-          Sa iu përket angazhimet të mia, mund të them se po mundohem të rris biznesin  tim. Të krijoj diçka të re në punën time për të cilat po punoj. Por do të shohim në vazhdimësi çfarë do të vijë, do ia lë kohës.

-          Cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur së fundmi?

-          Diçka të bukur  mund të quaj mamin tim,  gjënë më të bukur që kam në jetë. Jam e bekuar që ajo ekziston dhe e kam afër çdo ditë. J

-          Çfarë do t'ju thoje atyre që të kanë dashur dhe të kanë ndjekur në aventurën tënde televizive?

-          I përshëndes përzemërsisht të gjithë ata që më kanë ndjekur i falenderoj shumë për çdo gjë dhe që më kanë përkrahur gjithmonë. Jam e lumtur që kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëzit të cilët më kanë ndjekur.

Mia Buci

mimo.png

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626