INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë Ekskluzive për intv.al. Bota e bukur që fshihet përtej shamisë  [FOTO]

Intervistë Ekskluzive për intv.al. Bota e bukur që fshihet përtej shamisë [FOTO]

Publikuar më: 14:00 26-05-2017

Jemi mësuar t’i identifikojmë thjesht nëpërmjet shamisë që vendosin, por përtej  shamisë qëndron një vajzë e cila si të gjitha femrat e tjera, ka një jetë sociale, që  kujdeset për pamjen e saj dhe ndihet komode me zgjedhjen që ka bërë. Por a ka patur momente kur ato janë ndjerë në siklet nga ndonjë situatë e ndodhur në shoqërinë e tyre? Sa ndryshon jeta e këtyre vajzave  nga ajo e një vajze tjetër dhe si ndihen teksa paraqiten në mbrëmje mature apo në mbrëmjen e diplomimit me shami?

Këto dhe shumë kuriozitet të tjera na tregojnë dy vajzat simpatike, Luljeta nga Tirana dhe Makfire nga Kumanova të mbuluara me shami. Njëra studente ekselente ndërsa tjetra  e cilësuar si maturantja më e bukur e këtij viti. Në këtë intervistë na rrëfejnë  mjaft gjëra interesante të cilat me siguri do ta pasurojnë edhe më shumë botën tuaj rreth  këtyre “vajzave misterioze”.

  

- Makfire, si fillim do të doja të të pyesja për kuptimin e emrit tënd sepse është shumë i veçantë..

- Emri Makfire buron nga gjuha arabe dhe do të thotë:  E shpëtuar ,e falur.

- Je  nga Kumanova, na thuaj diçka më shumë për veten...

-  Vij nga qyteti  Kumanovës,  jam 18 vjeçare dhe kam kryer shkollën e mesme ekonomike në Kumanovë.

- Në ç'moshë vendosët të vini shaminë?

- Luljeta: Në moshën 18 vjeçare.

- Makfire:   Në moshën 16 vjeçare vendosa të mbulohem.

- Çfarë ju bindi ta vinit?

- Luljeta: Ishte besimi individual, i cili është një proçes shpirtëror si dhe dëshira për të përmbushur urdhërin e Zotit.

- Makfire: - Bindja e lirë fetarë.

- Përkushtimi ndaj fesë,  është diçka e trashëguar nga familja apo bindja juaj personale?

- Luljeta: Bindja ime personale.

-  Makfire: Është bindja ime personale.

- Jeni përballur ndonjëherë me ndonjë situatë të pakëndshme në shoqëri apo në ambient tjetër për shkak të shamisë?

- Luljeta: Në përgjithësi gjithmonë jam vlerësuar për mbulesën qoftë në shoqëri apo ambjentet e punes. Kam marrë komplimente mbi look-n apo veshjen, por normalisht që ka patur edhe situata të pakëndshme në ambiente të caktura, por që nuk iu kam kushtuar shumë rëndësi.

- Makfire:  Ka pasur raste nga islamofobat, por jo në  ekstremitet.

- Mendoni se e sheh ndryshe jetën një vajzë me shami nga një tjetër?

- Luljeta: Mendoj që secili është i lirë të vishet si të dëshirojë. Për aq kohë sa ato ndjehen mirë dhe komode në atë formë që janë veshur, janë të lira ta bëjnë atë gjë.  Besoj se veshja është një faktor kryesor që tregon mbi personalitetin e njeriut, kështu që çdokush tregon karakterin e tij nëpërmjet veshjes, qofte ajo një vajzë e mbuluar apo një vajzë me veshje estravagante. Është një zgjedhje e lirë.

- Makfire: -  Jo nuk e shoh ,përkundrazi. Personalisht e ndjej veten më krenare.

- Ndërkohë që moshataret e tua mendohen muaj më parë se çfarë të veshin në festë që të duken sa më bukur në syrin e të tjerëve, ju e mendoni shumë këtë pjesë?

-  Luljeta: Absolutisht që edhe vajzat e mbuluara kujdesen jashtë mase per lukun e tyre, fustanin që do të veshin, ngjyrat që do të kombinohen apo këpucët me taka të rehatshme. Madje mund të them që na duhet një proçes akoma dhe më i gjatë të të menduarit mbi këto kombinime.

-  Makfire: Për mua s’ka rëndësi si dukem në sy të të  tjerëve, për mua ka rëndësi si dukem në sy të ALLAHUT .

- Luljeta, ti je diplomuar vitin e kaluar. Në të vërtetë, si u ndjeve e veshur ndryshe nga të tjerat?

-  Duke qenë se unë u shpalla studentja më e mirë e gjithë departamenteve, e dija që do të ishte një moment i veçantë ku unë do të mbaja edhe fjalimin si studente e ekselencës dhe të gjithë sytë do të ishin mbi mua. Në fakt kjo është ajo që më bëri të ndihesha ndryshe dhe mjaft mirë, jo mbulesa ime.

-  Më përshkruaj pak veshjen tënde në ceremoninë e ndarjes së diplomave...

- Duke qenë se jam individ që më pëlqen thjeshtësia dhe e ndikuar nga fjalet e Coco Chanel " Every woman must have something black on her dress" zgjodha të vesh një fustan të zi, elegant të kombinuar me taka të zeza dhe një shami ngjyrë rozë e ëmbël, për ta thyer paksa.

13590420_1369293173085324_602895950876068584_n.jpg

-  Makfire, çfarë mendon për vajzat që vishen ekstravagante?

- Secili  ka të drejtën e lirë të vishet si të dojë, por jo të diskriminohet për shkak të stilit të saj,  qoftë ekstravagante ose e mbuluar.

- Je cilësuar si  njëra ndër maturantet më të komentuara të mbrëmjes e cila ka marrë vëmendjen maksimale nga të pranishmit. Çfarë ndjesie të jep kjo?

-  Makfire: Jam krenare për veten time dhe ndihem shumë mirë.

g_bnhjnhn.png

- Nëse një vajzë është në mëdyshje për ta vënë apo jo shaminë, çfarë argumenti do t'i jepje për ta bindur?

- Luljeta: Mendoj se bindja ekziston brenda individit, por që mund t’i tregoja mbi eksperiencën time si një vajze e mbuluar. Në fillim, çdokush ka pasiguri, sidomos duke menduar vendin ku ne jetojmë, por vërtet mbulesa nuk është pengesë për asgjë dhe mund të them se e ndjen akoma më shumë ëmbëlsinë e besimit.

- Makfire: Në qoftë se një vajzë është e bindur se ALLAHU është Një dhe Muhammad (a.s. paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ),  atëherë unë do t’i  kisha thënë:  Dije se Allahu është i kënaqur me ato femra që kanë shami.  Mbulesa është një obligim që Allahu e ka urdhëruar. Ajo është e obliguar me Kuran dhe me sunnet të Pejgamberit.

Argumenti :

Fjala e Allahut: . Ne qofte se nje vajze eshte e bindur se ALLAHU eshte Nje. Dhe Muhammad (a.s. paqja dhe meshira e allahut qofte mbi te ) ateher une do ti  kisha thene dije se allahu eshte i knaqur me ato femra qe kane shami   Mbulesa është një obligim që Allahu e ka urdhëruar. Ajo është e obliguar me Kuran dhe me sunnet të Pejgamberit.

-Duke qenë në prag të stinës së verës, cili është sikleti që mund të ndeshet gjatë temperaturave të larta?

- Luljeta: Në fakt stina e verës është pak e vështirë si pasoje e temeraturave të larta, por me kalimin e kohes kam fituar imunitet dhe nuk e kam më shumë problem. Nuk dal gjatë orëve të nxehta të drekës, por që nuk është ndonjë problem aq i madh sa ç’duket nga jashtë në fakt.

- Makfire:  Kënaqësia e Zotit tim ka më shumë rëndësi.

-  Ndërsa  moshataret e tuaja mezi presin fundjavën të festojnë nëpër clube apo diku tjetër, një vajzë me shami, si e kalon fundjavën/kohën e lirë?

- Luljeta:  Nuk besoj se club-et janë e vetmja mënyrë për t'u argëtuar. Ka plot forma të tjera, shumë më produktive dhe që kënaqesh më shumë. Në fakt fundjava nuk më gjen kurrë në shtëpi. Ka forma të ndryshme si përshembull,  një drekë me miqtë, darkë me familjarët apo një udhëtim në një qytet tjetër,  një ditë e këndshme në plazh, një koktejl i këndshëm në ambiente të përshtatshme, apo aktivitete të tjera plotësuese dhe sportive.

-  Makfire: Unë personalisht kaloj fundjavën me familjen dhe me lexim të Kuranit.

Mia Buci

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592