INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë ekskluzive për intv.al  E mbani mend Eriostin e  grupit  “The Dreams”? Ja çfarë bëhet me të… [FOTOVIDEO]

Intervistë ekskluzive për intv.al E mbani mend Eriostin e grupit “The Dreams”? Ja çfarë bëhet me të… [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 13:13 18-10-2016

E keni pyetur ndonjëherë veten se ku është dhe çfarë ka ndodhur me Eriostin e grupit “The Dreams”?

Përgjigjen e gjeni në këtë intervistë  ekskluzive për intv.al, ku  ku do të mund të mësoni shumë të reja për jetën e tij.

-         Eriost, të gjithë të kujtojnë si njërin nga pjesëtarët e një prej grupeve më të dashur në adoleshencë, “ The Dreams”. Por ndërkohë që djemtë e tjerë kanë vazhduar karrierën, ti u shkëpute. Pse?

-          Përshëndetje! (Buzëqesh)  Arsyeja e shkëputjes ishte mamaja ime, e cila vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U mundova ta bëja të lumtur me të gjitha mundësitë që kisha, por (bazuar edhe në traditat tona), gjëja më e bukur për të do të ishte të më shihte mua me fëmijë.

Mamaja e njihte nusen time Gertën, fliste me të në telefon dhe…i pëlqente ta kishte nuse djali. (Buzëqesh) Kjo ishte dëshira e saj dhe unë ia plotësova me vajzën time, Estia. Edhe pse mamaja nuk kishte shumë fuqi  për shkak të sëmundjes, kur mbante vajzën  në krahë, dukej sikur ishte ringjallur. Një arsye më shumë që unë të vazhdoja të qëndroja  në Itali, ishte edhe  fakti se bashkëshortja ime vazhdonte studimet në Milano  për Shkenca Politike. Ndaj nuk kishte më kuptim të qëndroja larg familjes time të dashur. Kështu, jeta më ndau nga vendi im por, pa harruar se me zemër jam mes jush.

       Si ka vazhduar jeta jote gjatë këtyre viteve?

-          Vazhdoj të jetoj në Itali me familjen time të shtrenjtë dhe me dy fëmijët e mi. Fëmija i dytë është djalë dhe quhet Rei. I kam vënë emrin e nënës e cila është forca ime më e madhe dhe jam me të edhe kur nuk e kam pranë. Vajza ime Estia 10 vjeç dhe djali Rei  5 vjeç e gjysëm, janë lumturia ime. Po mundohem t’i edukoj dhe t’i  rris me dashuri të madhe për familjen, sepse tani që jam fëmijë vetë, më kujtohet çdo fjalë që përcillte mamaja ndaj meje. Jetoj normalisht, si çdo emigrant.

-          Çfarë do ta risillte një bashkim të grupit?

-          Për këtë nuk mund t’iu flas sepse mua personalisht më pëlqejnë surprizat.

-          Disa nga këngët tuaja dëgjohen ende edhe sot: "Endrra", "Përjetësisht miku yt", "Dedikuar nënës" , "Gënjeshtare".... Çfarë tjetër kujton me nostalgji nga koha me çunat?

-          Personalisht kujtoj çdo moment të kaluar me grupin. Ishin kohë të arta që çdokush do të donte t’i perjetonte. Sot e kësaj dite mundohem që me atë pak kohë që më mbetet gjatë ditës, të kujtohem dhe për miqtë e mi sepse me to jam rritur.

-           Le ta mbyllim me diçka që do të doje t'i thoje ish "The Dreams"....

-          Çuna duhet me qenë pak  më shumë vëllezër. Ata e kuptojnë vetë përgjigjen.  (Buzëqesh)

 

Mia Buci

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531