INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë  Era Istrefi  për “The Indipendent”: Pse “BonBon” u bë superhit  [FOTO]

Intervistë Era Istrefi për “The Indipendent”: Pse “BonBon” u bë superhit [FOTO]

Publikuar më: 15:15 06-10-2016

Era Istrefi vazhdon të japë intervista për mediat të njohura ndërkombëtare.

Këtë herë ka qenë  prestigjiozja “The Indipendent” ajo që ka  i ka kushtuar një artikull këngëtares së suksesshme shqiptare si dhe ka realizuar edhe nëj intervistë me të.

“Era Istrefi është një artiste mahnitëse e cila ka arritur tashmë të krahasohet për ngjashmëri me Sia-n dhe Rihanna-n, dëgjojeni dhe do ta kuptoni pse”; kështu e fillon artikullin revista.

Teksa e cilësojnë  me epitetin e yllit të pop-it dhe si një vajzë me stil të veçantë dhe talent, tregojnë se si këngëtarja kosovare ka nënshkruar me kompaninë Sonny dhe është e vendosur që në vazhdim të sjellë gjëra të mëdha.

Gjatë kësaj interviste 22 vjeçarja ka zbuluar gjëra për të cilat nuk kishte folur më parë dhe që mund t’i mësoni në intervistën e saj të plotë  më poshtë.

-       Çfarë jeni duke dëgjuar në këtë moment?

-       Po dëgjoj albumin e ri të  Frank Oceans, të cilin kishte kohë që po e prisja. Më pëlqen. Tingëllon eksperimental, shpirtëror dhe i freskët.

-       Si të bën të ndihesh fakti që të karahasojnë me Rihanna dhe Sia-n?

-       Së pari, ky është një kompliment i bukur të të krahasojnë me Rihanna dhe Sia-n. E dëgjoj të thonë se kemi tepër ngjashmëri, madje jam përshkruar edhe si “Fëmija i dashurisë së tyre” nëpër faqet e internetit. (Qesh) Por më pas…është një sfidë e vërtetë sepse duhet shumë punë për të arritur atë që ato kanë bërë në karrierën e tyre. Por kjo më motivon për të punuar  çdo ditë e më shumë.  

-       Njerëzit kanë personalitete të ndryshme, kur  flasin (ose këndojnë) në gjuhë të ndryshme . E ndjeni edhe ju këtë?

-       Pooo dhe jam me të vërtetë e lumtur për këtë! Gjuhë të tjera të tingëllojë bukur dhe ne duhet t’i përqafojmë të gjitha  përmes muzikës dhe artit. Për mua nuk ishte e vështirë të kombinoja gjuhën time shqipe me gjuhën angleze sepse kjo është gjuha e nënës ndërsa anglishtja është gjuha ime e dytë.  Të gjithë në Shqipëri  e miksojnë anglishten. Mendoj e bëjnë ngaqë kjo tingëllon mirë për brezin e ri. Ndoshta duket sikur po shtojnë fjalë të reja në fjalorin e tyre ose  kjo iu jep ndjesinë e të paturit dy personalitete të ndryshme në gjuhë të ndryshme. Megjithatë, është personi ai që ndryshon , por karakteri mbetet gjithmonë i njëjtë. Kur “BonBon” u bë viral (këngë hit), patjetër që më dha vetëbesim. Të gjithë u frikësuan (për mirë). Kjo është historia. (Buzëqesh)

-       Pse mendon se krahasuar me të tjerat, kënga jote ishte ajo që shkaktoi këtë “Tronditje”?

-       Do të thoja se kjo  ndodhi ngaqë së pari, besoj se gjërat e duhura ndodhin në kohën e duhur. Së dyti, është kombinimi i zhanreve që po  mungonte në industrinë muzikore por jam shumë e lumtur që po e jetoj këtë moment.

-       Çfarë do të thoje për kulturën e tanishme të vajzave shqiptare të muzikës pop?

-       Ato janë që të gjitha të mrekullueshme. Janë unike. Jam e lumtur që shumë talente shqiptare po shfaqen në 2016-ën. Kush do ta mendonte se diçka e tillë do të ndodhte? Sidomos për ne shqiptarët që të tjerët kanë menduar gjithmonë se nuk jemi “mjaftueshëm të mirë” për botën. E trishtueshme apo jo? Megjithatë tani jam e lumtur. E lumtur që jam njëra prej tyre që theu limitet, sidomos për t’u bërë virale me një këngë në gjuhën shqipe. Nuk besoj se kjo ka ndodhur më parë në historinë tonë. Unë isha e para që e bëra atë (Po skuqem tani), (Buzëqesh)

-       Cili ka qenë  koncerti i  parë ku ke luajtur dhe cili ka qenë më i miri deri tani?

-       Koncerti i parë ( e dua këtë fjalë,”koncert”), ishte në Vitin e Ri 2016. Ishte me bandë live. Nuk e konsideroj kurrë të kënduarit me playback, pasi nuk e ndjej 100% reale). Madje, e  vetmja gjë që do të ndryshoja në industrinë e muzikës shqiptare do të ishin koncertet me  playback.

Pra, koncerti i Vitit të Ri është edhe i preferuari për mua sepse kam pasur kohë për të praktikuar dhe për ta bërë atë të "përkryer"! Por pjesa më e trishtuar është se kemi harruar ta filmonim.  Nuk mund ta fal veten për këtë.

Megjithatë pjesa e mirë është se tani në vazhdim po vijnë shumë koncerte, por jo vetëm... edhe muzikë e re. (Buëqesh)

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768