INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë për intv.al/ Butrint Imeri dhe e vërteta për lidhjet e tij me femrat e showbiz-it shqiptar [FOTOVIDEO]

Intervistë për intv.al/ Butrint Imeri dhe e vërteta për lidhjet e tij me femrat e showbiz-it shqiptar [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 13:05 11-07-2017

Temperaturat e larta të këtyre ditëve sigurisht që i freskon edhe një muzikë e bukur. “Bella” e sjellë nga Butrinti është njëra prej tyre.  Ai djali me zërin e ëmbël, në këtë intervistë rrëfen për muzikën, verën, lidhjet me femrat e showbiz-it , ku përveç të tjerash  mësuam edhe për  “Bellën” në jetën e tij reale... Një intervistë “limonadë” e servirur me shumë sinqeritet nga Butrinti për ju  J

- Butrint, një kuriozitet për të gjithë fansat.. Ku ndodhesh këtë periudhë?

- Në këtë periudhë gjendem në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi; jam shumë i lëvizshëm gjatë këtij sezoni meqënëse kam filluar me koncertet.

- “Bella” është kënga jote më e fundit dhe ka gati 5 milionë klikime në vetëm pak ditë. Në rastin tënd, cili është çelësi i këngëve hit?

-  Nuk besoj se ka ndonjë "çelës" mirëpo muzika buron prej shpirtit, është dashuri të cilën e shpreh në nota dhe melodi. Mendoj se kur bën diçka me pasion dhe punon shumë për të, të shpërblehet.

- Pse vendose që xhirimet e saj t'i bëje në Shkodër?

- Nëna jonë Shqipëri ka shumë bukuri  ndaj pse të mos i promovojmë ato që kemi? (Buzëqesh)

-  Je një ndër djemtë më të lakmuar nga gjinia tjetër dhe shpesh je në qendër të vëmëndjes për lidhje me femrat e showbizzit. Sa të vërteta ka në ato që thuhen?

-  Hahaha, edhe pse preferoj që jetën time private ta mbaj të tillë, diçka të vërtetë ka. Mirëpo nuk bën të besohet çdo gjë që dëgjohet. (Buzëqesh)

-  Flitet se ke patur marrëdhënie me shumë nga femrat e ekranit. Me cilat?

-  No comment!

- Në të vërtetë, si është femra që e bën Butrintin të buzëqeshë sapo e sheh? Çfarë duhet të ketë ajo?

-Unë edhe si tip jam i buzëqeshur, vlerësoj shumë shpirtin e dikujt, thjeshtësinë, të mos qënit  arrogante dhe humorin.

-  Ky djali me zërin e ëmbël, a ka edhe një vajzë po aq të ëmbël në krah?

-(Buzëqesh)  Ky djali me zë të ëmbël  ka shumë melodi e tekste të ëmbla nëpër duar. Të them të drejtën nuk kam edhe kohë të merrem me askënd për momentin.

-  Çfarë është më e madhe, më e rëndësishme se muzika?

- Familja, pa dyshim. Në qoftë se nuk do të ishin ata, asgjë s'do të kishte vlerë.

-  Ka një këngë që mendon se është më speciale se të tjerat?

-  Unë në çdo këngë mundohem të jap maksimumin tim. Ndoshta do të veçoja "Kanga jote" meqënëse e kam shumë afër shpirtit.

-  Cilat janë synimet e tua në këtë biznes?

-  Synimet e mia janë që të arrij majat e çdo suksesi, të arrij t'i kënaq ata që më ndjekin e dëgjojnë, të jem vetvetja  deri ne fund... Mirëpo kryesisht dua që të kënaqem edhe vetë me këtë që po bëj.

-  Ajo që ndjen të thuash tani...?

- Dua të falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur e më përkrahin edhe sot. Uroj që po Ju bëj krenarë dhe po ju kënaq. E gjitha bëhet për ju! Faleminderit shumë ty për kohën! (Buzëqesh)

Bisedoi: Mia Buci 

Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162