INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë për intv.al Pas 13 vitesh mungesë Crazy Girl premton një rikthim krejt ndryshe, ja detajet… [FOTOVIDEO]

Intervistë për intv.al Pas 13 vitesh mungesë Crazy Girl premton një rikthim krejt ndryshe, ja detajet… [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 14:18 16-05-2017

Kënga “Të Dua” rezistoi për një kohë të gjatë të qënurit hit.

Dhe sot, pas 13 vitesh Crazy Girl rikthehet sërish. Këtë herë ndryshe. Bashkë me G Banin ata kanë publikuar vetëm njërën nga projektet muzikore “Bora Bora” që do të pasohet edhe nga shumë të tjera në vazhdim. Ne zhvilluam këtë intervistë me Dorin (Crazy Girl) ku na zbulon mjaft gjëra interesante, shumë prej të cilave të thëna për herë të parë. Njihuni me pozitivitetin dhe talentin e kësaj vajze, të parë në një këndvështrim krejt tjetër.

-           Crazy Girl u riktheve pas një mungese të gjatë, por çfarë ka ndodhur me jetën tënde  gjatë kësaj kohe?

-          Përshëndetje  ty dhe të gjithë lexuesve. Për sa i përket pyetjes, jemi marrë me jetën tonë private secili. Kjo është e gjitha.

-           Bora bora" është dueti që vjen pas 13 vjetësh nga  "Të dua". Mendon se i ka përmbushur kënga pritshmeritë e publikut për rikthimin?

-          Këngët e para në të cilën kemi marrë pjesë unë dhe Bani kanë qenë këngët  “Të pafajshëm” dhe  “Je Gabim”. Pastaj inçizuam “Për vajza edhe çuna” dhe “Gango” që i përfshiu Bani tek albumi tij i parë me titull “Midis meje dhe vetvetes”. Nuk e di por qysh në fillim që u njohëm, kombinuam dhe donim të inçizonim këngë bashkë. Tani “Bora Bora” është kënga e parë që inçizuam që  prej bashkëpunimit  “Të Dua”. Por nuk është e vetmja këngë, është pjesë e një serie me këngë të reja. “Bora Bora” ka patur lloj- lloj komentesh. Është një pjesë e audiencës që duan të dëgjojnë  Crazy-n dhe Banin e vjetër, domethënë me stilin që kemi patur atëherë. Me keqardhje do i informojmë që nuk kanë për të dëgjuar sound-in tonë të vjetër sepse me të vërtetë komentojnë : “Pse nuk flisni për tema sociale si dikur,  apo pse i punoni vokalet me teknologjinë e re?”. Por janë lotë krokodili nga këta fansa sepse ne e dimë shumë mirë që organizitorët e eventeve nuk na vlerësuan dhe as nuk na respektuan profesionalisht kur trajtonim tema sociale. Dhe me të drejtë sepse kur njerëzit dalin për t’u argëtuar,  nuk duan të dëgjojnë ritme dhe fjalë të dëshpëruara apo pesimizëm. Ne e kemi marrë mësimin tonë.” Bora Bora” është pritur shumë mirë nga ata që ne na interesonte të pritej mirë. Dhe ende nuk është publikuar as klipi, thjeshtë versioni audio në Youtube.

-          Ku qëndrojnë diferencat midis "Bora bora" dhe "Të dua"?

-          Këngën  “Të Dua”  Bani e shkruajti për pjesëmarrjen tonë në festivalin “Mikrofoni i Artë” në vitin 2006 apo 2007 se nuk me kujtohet tani.  Ishte këngë e një dashurie vere. Protagonistët e historisë tek  “Të Dua”,  u njohën ndërsa ishin me pushime dhe u afruan pa ceremoni dhe snobizëm. Dialogu në fillim të këngës, kitara akustike me motivin latin, vargjet sensuale… Ishte e gjitha  një këngë dashurie që Bani e kishte shkruajtur për dashurinë e tij të fëmijërisë dhe u ndje gati që ta publikonte. Vokalet i inçizuam në një studio tejet profesionale ndërsa miksimin dhe masterizimin i bëri vetë në studion e tij. Promovimi për fat u krye për së mbari nga festivali “Mikrofoni i Artë”. U bë hit, dëgjohej kudo. Në telefona, në makina, në clube. Ndërsa Bora Bora është diçka krejt ndryshe. Tekstin e kishte filluar në Suedi dhe kur u kthye mbas shumë vitesh këtu në Greqi serish, ma tregoi dhe e përfunduam këngën. Ua treguam disa kolegëve tanë,  emrat e të cilëve nuk po i përmend këtu që të mos shfrytëzoj respektin e askujt. Por idea është që u pëlqeu shumë dhe na shtynë që ta publikojmë në radio dhe në Youtube..

-           Si e kujto kulmin tend në karrierë?

-          Unë dhe Bani e dimë mirë që kënga jonë më e mirë është kënga tjetër që do bëjmë. Për sa kohë vazhdojmë të krijojmë, jemi në kulmin e karrierës sonë. Nëse do kujtonim vitet e kaluara si kulm tëm karrierës tonë, atëherë besoj se kemi kaluar momente shumë të bukura si artistikisht edhe nga aspekti ekonomik.

-           Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë deri më sot?

-          Unë si Dori (Crazy Girl) kam tre fëmijë dhe burrin tim të cilët i adhuroj dhe më bëjnë të ndjehem perfekt. Pra familjen time e konsideroj si gjënë më të bukur që kam bërë në jetën time.

-           Cili është mësimi më i mirë që të ka dhënë e shkuara?

-          Nga e shkuara kam mësuar ta dua dhe ta respektoj veten  dhe të ndihem krenare për personin që jam.

-           Je penduar që ke bërë një pauzë kaq të gjatë në muzikë?

-          Ndoshta.

-          Për çfarë mendon se është koha tani?

-          Po për të jetuar mbi te gjitha dhe për të krijuar muzikë.

-          Do zbulosh diçka për projektin e radhës?

-          Kemi publikuar këngën e radhes me titull “Pse Merzitesh”, është në Youtube,  në format audio për momentin.

-          Diçka përmbyllëse ?

-          “Të gjithë e dinë e para se kush e ndezi

               ju kur bëni rrep jeni si Micky dhe Daisy”.

 

17425908_1174418596013642_8266605795813344292_n.jpg

 18119083_1204696989652469_2683864079235794983_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045270919799805