INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë për intv.al/ Shqiponjat: Gjërat që na pëlqejnë, rakia dhe gocat nga Tirana [FOTO/VIDEO]

Intervistë për intv.al/ Shqiponjat: Gjërat që na pëlqejnë, rakia dhe gocat nga Tirana [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:48 09-11-2017

Dy djemtë e nga Ulqini kanë arritur të veçohen në tregun muzikor shqiptar me këngët e tyre dhe me emrin e veçantë që mban grupi.

“Sensitive” mban titullin klipi i fundit për të cilin “Shqiponjat” na tregojnë më shumë detaje në këtë inervistë. Por jo vetëm kaq, të jeni të sigurtë që kjo do të jetë një nga intervistat më interesante të tyre. Jeni kuriozë? 

-          Djema, projekti juaj i radhës mban titullin “Sensitive”. Çfarë sjellin “Shqiponjat” me këtë këngë?

-          Xhibo: Me këtë këngë sjellim një klip më ndryshe, më profesional në shumë aspekte.

-          Gjergji: Mendoj se ne si grup sjellim një tingull, tekst dhe vizualitet më ndryshe se herët e tjera.

-          Diçka më shumë rreth tij?

-          Videoklipin e këngës e ka bërë ‘Videoproduction Gezim Mavric’. Një ndër më të mirët në Mal të Zi e më gjerë, me suport nga ” Hangover Ulqin”.

-          Sa sensitivë jeni ju vetë?

-          Xhibo: Unë jam shumë sensitiv, shumëkush mund ta dijë këtë. (Qesh)

-          Gjergji: Varet nga situata.

-          Shumë këngëtare shqiptare janë bërë të njohura në botë, ju keni menduar t’i zgjeroni kufijtë e suskesit jashtë trojeve shqiptare?

-          Xhibo: Kemi menduar si t’i bëjmë projektet tona edhe më të mira.

-           Gjergji: Besoj se kjo është ëndrra e çdo artisti shqiptar,kështu që po.

-          Nëse ktheni kokën pas në fillimet tuaja dhe sot, çfarë ka ndryshuar mes jush? Cilat dyer ju janë mbyllur dhe cilat ju janë hapur?

-          Xhibo: Jemi pjekur më shumë mendoj dhe dyert hapen e mbyllen vetë.

-          Gjergji: Kemi ndryshuar,por edhe kemi ngelur. Megjithatë të njëjtat dyer, i hapim dhe i mbyllim vetë.  

-          Mendoni se emri që i keni vënë grupit ka ndikuar që të afirmoheni më shpejt në tregun muzikor shqiptar?

-          Xhibo: - S’besoj që të ketë ndikuar emri,por projektet tona gjatë karrierës.

-          Gjergji: -Asgjë më shumë se muzika që kemi bërë për publikun dhe që do vazhdojmë ta bëjmë.

-          Çfarë do t’i mungonte kësaj lloj muzike po të mos ishit ju pjesë e saj?

-          Xhibo: -Do t’i mungonin disa këngë tona që njerëzit i duan. 

-          Si jeni njohur?

-          Gjergji: - Jemi njohur heret ne gjimnaz ,ndërkohë që po komentonim një "fight" (zënkë) që ndodhi para shkollës në atë moment.

17203180_10155109361272628_6780167448734386587_n.jpg

 

-          Çfarë nuk pëlqeni tek njeri-tjetri?

-          Xhibo:-  Do ketë, por duhet të mendohem thellë.

-          Gjergji: -Mendoj se kemi shumë të mira, pak të këqija !

-          Dy gjëra që i keni të përbashkëta?

-          Xhibo: - E pëlqejmë të dy rakinë dhe na pëlqen të gatuajmë. (Buzëqesh)

-          Gjergji: - Do na falni por kemi tre, edhe gocat nga Tirona. (Qesh)

-          Kush ka më shumë batuta?

-          Xhibo: - Unë edhe Gjergji (Qesh)

-          Gjergji: - Xhibo edhe unë (Qesh)

-          Çfarë i keni premtuar vetes herën e fundit?

-          Xhibo:-  S’e mbaj mend.

-          Gjergji: - Që nuk do pi më raki (Qesh)

-          Cila është kënga që ju sjell në humor të mirë?

-          Xhibo: Ka shumë.

-          Gjergji: “Mihane” nga Aziz Murati.

-          Për çfarë pendoheni më shumë?

-          Xhibo:-  Pothuajse për asgjë.

-          Gjergji:- Pothuajse për asgjë.

-          Çfarë të bën ty një person të mirë?

-          Xhibo: - Që  më interson të merrem veç me punët e mia.

-          Gjergji:- Modestia.

-          Si do t'ju pëlqente të zgjoheshit?

-          Xhibo: - Shpeshherë zgjohem ashtu siç e pëlqej.

-          Gjergji: Pranë të dashurës time që e dua mbi çdo gjë dhe një thesi plot me para në Barbados. (Qesh)

-          Çfarë këndoni në dush?

-          Xhibo: - “Un bonito final (Qesh)

-          Gjergji:-  “Mihane” nga Aziz Murati

-          A mundet një mashkull dhe një femër të jenë miq pa patur tërheqje mes tyre?

-          Xhibo: - Mendoj se nuk është kusht që patjetër duhet të jenë vetëm miq. Janë disa shqisa që nuk kontrollohen lehtë.

-          Gjergji: Mendoj se po,  përderisa qëllimet janë të njëjta.

-          Çfarë ju pëlqen të shihni tek një vajzë?

-          Xhibo: - Si gjithmonë,  në fillim sytë.

-          Gjergji: - Si gjithmonë,  në fillim të  gjitha.  (Qesh)

-          A është virgjëria kusht për…

-          Xhibo: - No no.

-          Gjergji: - Ncncnc

-          Keni mbajtur ndonjëherë hashash në bagazh?

-          Xhibo: -S’ka tepruar asnjëherë për bagazh (Qesh).

-          Gjergji:- Faleminderit për përgjigjen Xhibo.  

-          Fotoja që keni e që ju pëlqen nga fëmijëria?

-          Xhibo: - Kam disa.

-          Gjergji: Ajo ku e kuptova që babadimri ishte kushëriri im.

-          Cila është fotoja e fundit që keni në celular?

-          Xhibo: - Duhet të jetë një selfie që më ka dërguar një shoqe sot pak para intervistës besoj !

-          Gjergji: - Patjetër ajo e të dashurës.

-          Më mirë të rrish pa femra apo pa internet?

-          Xhibo: - Pa femra s’do kishte kuptim as buka, jo më internet. (Qesh)

-          Gjergji:- Boll e vështirë pa të dyja, por pa femra s’bohet hiç lale.  (Qesh)

23432954_10155912081802628_1670414408_o.jpg

-        Kim Kardashian, Beyonce, Angeline Jolie... me kë do të flinit një nate, me kë do të martoheshit ?

-          Xhibo: -Do flija me të trija, s’do martohesha me asnjërën.

-          Gjergji:- Beyonce, Beyonce.

-          Vesi juaj?

-          Xhibo: -Duhet të kem, por tani s’më vjen ndërmend.

-          Gjergji:- Vetëm vese të mira kam unë.

-          Me kë nuk do të bënit kurrë një duet?

-          Xhibo:- Ka shumë.

-          Gjergji: Faleminderit Xhibo.

-          Keni flirtuar me ndonjë fanse?

-          Xhibo:- Po, më ka rastisur edhe të shoqërohem shpesh me fanse.

-          Gjergji: -Patjetër që po.

-          Çfarë mezi prisni aktualisht?

-          Xhibo:- Fundjavën mezi e pres çdoherë

-          Gjergji:- Projektin e radhës.

-          Çfarë bëni kur jeni vetëm?

-          Xhibo: (Qesh) Bëj shumë gjëra, më shpesh shoh film.

-          Gjergji: -Rri pa rroba.

-          Nga kush do ta donit një përqafim 10 minutësh?

-          Xhibo: 10 minutësh nga asnjë, 20 minutësh e lart mundet.

-          Gjergji: - Shumë e gjatë është lista.

-          Si ndiheni tani brenda vetes?

-          Xhibo: - I plotësuar

-          Gjergji: - I vendosur.

-          Cila është për ju një e vërtetë e padiskutueshme?

-          Xhibo:- Që femra është gjëja më e mirë në këtë jetë.

-          Gjergji: -Që kënga “Mihane” nga Aziz Murati do ngelet kënga ime e preferuar. (Qesh)

-          Pas Sensitive, çfarë keni menduar të sillni?

-          Xhibo: Kemi menduar të sjellim një këngë tjetër të bukur.

-          Gjergji: Pas “Sensitive” do vazhdojmë të sjellim projekte të ndryshme me ekipin tonë ku përfshihen Gëzim Mavric si videoproduction dhe Shkëlqim Ravja on the beat. Stay tuned.

Bisedoi: Mia Buci

23482963_10155912063092628_1654168053_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0058028697967529