INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë për INTV Catherine Bohne flet  për ndërtimin e Hec-eve në Valbonë:  Një nga vendet e fundit të bukura…drejt shkatërrimit” [VIDEO]

Intervistë për INTV Catherine Bohne flet për ndërtimin e Hec-eve në Valbonë: Një nga vendet e fundit të bukura…drejt shkatërrimit” [VIDEO]

Publikuar më: 13:35 01-10-2016

Edhe pse erdhi vetëm për një vizitë 11 ditore për të vizituar Parkun Kombëtar të  Valbonës, ajo vendosi që të qëndrojë përgjithmonë aty. Amerikanja Catherine Bohne  është ndër zërat më të fortë për mbrojtjen dhe ruajtjen e bukurive të këtij parku.

Ajo është në dijeni të protestave të zhvilluara nga komuniteti i Valbonës të cilët janë kundër ndërtimit të Hec-eve në lumin e Valbonës , por edhe po ndjek hap pas hapi proçedurat ligjore për të frenuar atë që ajo e quan; masakër.

Catherine gjatë një intervistë të dhënë për INtv, foli më gjerë rrethj kësaj çëshjtje ku ndër të tjera shpjegoi edhe pse ishte kundër këtyre ndërtimeve : “Ajo që Valbona dhe Shqipëria kanë për t’i ofruar turizmit është kjo natyrë e paprekur. Nëse nuk keni jetuar jashtë Shqipëri, nuk është e lehtë të kuptosh sa e rrallë dhe e çmuar është diçka e tillë. Njerëzit, të huajt, vijnë këtu dhe thonë se nuk ia kishin idenë që kishte mbetur një vend i tillë në Europë. Një vend që është i egër, ku natyra funksionon ashtu siç funksiononte 100 vite më parë. Këtu ka arinj. Nuk kanë mbetur më arinj në vende si Zvicra. Simboli është një ari dhe ata nuk kanë më arinj. Ende kemi një vend me natyrë autentike dhe të paprekur, gjë që nuk ekziston në vendet e tjera. Kjo ka një vlerë shumë të madhe. Dhe diçka e tillë do humbte”shprehet Catherine duke lënë të kuptohet se është mjaft e dashuruar me Shqipërinë...me bukuritë e këtij vendi.

Për më tepër, ndiqni intervistën e dhënë për INtv. 

Article Logic
Execution time: 0.0044019222259521