INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë për INTV Ndoka: Deputetet femra që dua të ftoj në kërcim...  [FOTO]

Intervistë për INTV Ndoka: Deputetet femra që dua të ftoj në kërcim... [FOTO]

Publikuar më: 13:38 15-09-2016

Lideri i partisë demokristiane Nard Ndoka  theu dyshimet e kolegëve të cilët ishin skeptikë për pjesëmarrjen e tij në “Dance with Me”.  Ai ka arritur të përshtatet aq mirë me partneren e tij në kërcim, Greta Koçin saqë e kaluan me sukses sfidën e  natës së parë duke rrëmbyer edhe kupën e mbrëmjes.

-              Një politikan në konkurs kërcimi…. Çfarë ju bindi ta pranonit ftesën për në “Dance With Me”?

-              Fakti që 'Dance With me' është një spektakël, që ndiqet  nga te gjitha grupmoshat, e bën interesante pjesëmarrjen në këtë lloj formati ku mund të dhurosh spektakël nga vetja. Edhe pse në fillim ftesën e prita me rezerva, tani gjykoj se kam marrë vendimin e duhur. Pavarësisht  pozicionit tim në politikë, nuk e kam privuar ndonjëherë veten as nga gjëra që mund të paragjykohen. Mundohem të bëj një jetë sa më të thjeshtë.

-              Si është Greta si partnere në kërcim por edhe në politikë?

-              Greta është tip i çiltër, e sinqertë, por edhe shumë këmbëngulëse në art dhe  politikë. Në kërcim është një hap para meje nga performanca dhe guximi.

-              Jeni korrekt sa duhet në prova?

-              Jam shumë korrekt në përgjithësi për ato që marr përsipër në jetën e përditshme. Provat i shikoj si domosdoshmëri për të ecur me siguri në këtë konkurim. Sa më shumë prova, aq më pak kritika nga Berti, Valbona dhe Albi Nako. (Buzëqesh)

-              Cilën nga koleget deputete do të ftonit në një kërcim?

-              Jonida Tabaku, Olta Xhaçka dhe Silva Caka janë tre deputete me shumë klas, që më vijnë në mendje tani. Por ka edhe mjaft deputete të tjera, që kërcejnë shumë bukur.

-              E mbani mend me sa vajza keni kërcyer mbrëmjen e maturës?

-              Kam qenë tip i lëvizshëm, pak 'mistrec' (buzëqesh) dhe kam kërcyer me shumë prej tyre. Shoqëria në atë kohë ishte gjithçka për ne, e konsideronim njëri -tjetrin si pjesë të një familje të madhe. Është një shoqëri që e krijon në moshën kur sapo fillon dhe piqesh, por që nuk e harron kurrë.

-              Cili është talenti juaj tjetër i fshehur përveçse kërceni bukur?

-              Në përgjithësi bëj çdo gjë që më pëlqen, pa komplekse dhe me shumë vullnet dhe këmbëngulje. Më shoqëron një 'ego', ndoshta e nxitur nga politika, por dua që të jem i pari gjithandej.

-              Ju krijojnë bezdi batutat që qarkullojnë në internet nën emrin tuaj?

-              Më kanë krijuar shqetësim shpeshherë, për faktin që dikush shpenzon kohën e tij për të 'dënigruar' pa asnjë motiv dikë tjetër!

-              Cila ka qenë e veçanta e dasmës tuaj, si keni kërcyer?

-              Në dasmën time është kërcyer 'rock' nga shokët e mi, megjithse pak para "90, por gjithsesi ato rrezikonin burgun për 'shfaqje te huaja. Edhe unë kisha frikë për to e për veten time. Gëzoja kur i shikoja, nuk mund t’i ndaloja edhe pse i mendoja pasojat. (Buzëqesh)

                                                                                                                  Intervistoi: Mia Buci

Article Logic
Execution time: 0.0044379234313965