"Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme",- këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama, gjatë një interviste për median italiane, "Rai News".
Ai u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu sikurse opozita pretendon.
"Ligji i zgjedhjeve është i tillë... Kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë",- është shprehur Kreministri.
Ndër të tjera kryeminstri Rama është shprehur i gatshëm që të bashkpunoje me opozitën.
“Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: “Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam”, thotë Rama./intv.al