2019-ta erdhi!
Gjelin e detit e hëngrëm, bakllavanë e provuam, u mblodhëm me familjën, miqtë dhe njerëzit më të dashur për të festuar atë që presim të na sjellë Viti i Ri 2019-të.
Në të vëtetë askush nuk e di se çfarë ka rezervuar ky vit i ri për ne, por redaksia e intv.al ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e ri 2019, qoftë sa më i mbarë dhe i paqtë për të gjithë ju.
Ky vit sjelltë për të gjithë ju mbarësi, lumturi, shëndet, dashuri, para dhe momente të bukura pranë njerëzve që doni më shumë.
Ne do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti të sjellim për ju raportime cilësore, dhe ju urojmë sa më shumë suksese e rrugëtim së bashku.
Gëzuar Vitin e Ri 2019!