INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INTV ju sjell në mënyrë më të detajuar ndryshimet që janë bërë në kursin e patentës

INTV ju sjell në mënyrë më të detajuar ndryshimet që janë bërë në kursin e patentës

Publikuar më: 18:19 26-01-2017

Kush e ka bërë një kurs për të marrë patenten, ka kaluar patjetër përmes kësaj guide.

Por tashme, me ndryshimet e propozuara në ligj, në bazë të tipit të makinës që nget manuale apo automatike, edhe kursi ndryshon.

Në fillim të këtij viti kanë hyrë në fuqi ndryshimet që janë bërë në dhënien e lejeve të drejtimit siç edhe ishte paralajmëruar një vitë më pare.

Instruktori Ferit Allushi, na tregon se përse duhet të ketë patenta të ndryshme në baze të automjetet që ti nget.

Ndryshime ka pasur edhe në numrin e gabimeve në provimin e teorise.

Më parë nuk e kaloje testin nëse kishe më shumë se 7 gabime, ndërsa tani numri është ulur ne 4.

Përtej këtyre ndryshimeve, koha e testimt dhe pagesa për të marre një leje drejtimi, mbetet e njëjta.

Edhe pse zoti Allushi mendon se ato duhet të rriten, nese kerkojmë shoferë më të përgatitur.

Nese je 16 vjec dhe do një leje drejtimi për motociklete nën 50 kubike, këtë vit për herë të parë mund ta marrësh.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0023372173309326