Telefon, play station, kafe, me këto tre fjalë përshkruhet koha e lirë e adoleshentëve në zonat periferike të Tiranës.
Shumë prej tyre ankohen që në zonat ku jetojnë janë shumë të pakta aktivitetet me të cilat mund të shtyjnë kohën
Por ka dhe nga ata që mendojnë ndryshe, që mos pasja e një aktiviteti është faji i
një mos organizimi
Shumë prej të rinjve bien dakord në një pikë që pjesa derrmuese e aktiviteteve që
realizohen janë fale nismave mësimore...
Këto aktivitete janë përgjatë shkollës, po tani, ne periudhën e verës, sa të mundur e
shohin këta të rinj për të ndryshuar rutinën e ditës me ndonjë aktivitete?
Ky realitet nuk është i reflektuar vetëm në disa zona të Tiranës por në të gjithë periferinë e saj.
Por teksa flasin se si është një dite e tyre normale, këta të rinj japin dhe sugjerime se si mund ta ndryshojnë atë.
Te rinjtë kërkojnë më shumë mundësi për t`u argëtuar përmes sportit dhe kulturës.
Gazetare: Marsilda Qerreti