INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INTv sjell për herë të parë në Shqipëri telenovelën greke, “Brusko” [FOTO/VIDEO]

INTv sjell për herë të parë në Shqipëri telenovelën greke, “Brusko” [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:37 28-09-2017

Sezoni i ri televiziv në INTv ju servir një programacion mjaft interesant.

Larmishmëri programesh me  dokumentarë, emisione dhe seriale, do të largojnë monotoninë e ditëve tuaja.

Pjesë e 18 serialeve të  reja do të jetë edhe telenovela greke “Brusko” e cila transmetohet për herë të parë në Shqipëri. Suksesi i saj i ka tejkaluar kufijtë e Gadishullit Ballkanik duke u transmetuar në 40 shtetë të ndryshme.

“Brusko” është krijuar nga Vana Dimitriou, e cila ka krijuar seri të suksesshme si “Erotas”, ku kombinon elemente të dramës, misterit, aventurës dhe komedisë herë pas here.

 Yjet e serialit janë:  Apostolis Totsikas, Andreas Georgiou, Eleni Vaitsou, Evelina Papoulia, Varvara Larmou, Nikoletta Papazafeiropoulou - Galanopoulou dhe Xhorxh Zenios.

“Brusko” ka nisur  të trasmetohet në Greqi në vitin 2013 dhe është transmetuar edhe në këto vende:

1. Europa

2.Lindja e Mesme

3.Azia

4.Amerika latine

5.Ukraina

6.Estonia

7.Sllovenia

8.Izraeli

9.Arabia Saudite

10.Emiratet e Bashkuara Arabe

11.Argjentina

12.Kolumbia

13.Peru

14.Uruguai

15.Meksika

16.Venezuela

17.Panama

18.Kili

“Brusko” nga data 2 tetor, nga e hëna- e premte ora 20.00 në INTv. 

2103591.png

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207