Nuk mund të mungonte sopranoja e madhe shqiptare, Inva Mula nga debati që po bëhet në rrjete sociale pas lajmit të dorëheqjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.
Mula nuk i ka kursyer superlativat për artistin, duke e cilësuar madje punën e tij gjatë këtyre viteve si plot me pasion dhe përkushtim. Sipas saj emocionet që Kerni ka dhuruar do të mbeten në histori. Ja çfarë ka shkruaj ajo në Facebook:
“I dashur Ilir , Mirënjohje për Punën tënde , pasionin , përkushtimin , guximin , besimin që na dhurove në atë skenë që e duam kaq shumë dhe që na ka dhënë kaq emocione të forta ku një nga më të bukurat që do t’i mbetet historisë së saj është dhe figura e skalitur e YLLIT KERNI”
Ilir Kerni dha dorëheqjen dy ditë më parë nga posti i drejtorit të Teatrit të Teatrit të Operas dhe Baletit.