INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Invalid! Jo s'të takon trajtim nga shteti. Basha: Paratë i ka përpirë kuçedra! [FOTO]

Invalid! Jo s'të takon trajtim nga shteti. Basha: Paratë i ka përpirë kuçedra! [FOTO]

Publikuar më: 09:29 24-06-2016

Takimet që kryetari i opozitës në periferi të kryeqytetit, kanë nxjerrë në pah problematika të mëdha me të cilët po hasin këta banorë. Gjatë bashkëbisedimit me liderin e opozitës, njëri prej banorëve ka thënë se shteti nuk po e trajton me “Kemp” edhe pse është invalid.
Banor:
“Jam invalid dhe me unazë në zemër edhe më thotë që nuk të takon Kemp, nuk të takon as edhe një send. Fëmijët pa shkollë, pa punë po, invalid po, pension jo, gjë jo. Mua po më vdesin fëmijët për bukë, për bukën e gojës”.

Por ka dhe të tjerë të cilëve ju është mohuar pagesa e invaliditetit. Një tjetër banor thotë se edhe pse nuk ka njërën dorë dhe është trajtuar me pagesë për më shumë se 9 vite, atij i është ndërprerë kjo pagesë.
Invalid:
“Qeveria aktuale më ka heq pensionin e invaliditetit, kam qenë i trajtum që prej nëntë vitesh”.
Basha:
“Pse ta ka heq”?
Invalidi:
“Je i aftë për punë më thonë. Pa një dorë, si qenkam i aftë për punë?! U thash ose më gjeni punën”.


Lideri i demokratëve thotë se ka ardhur koha që vendi të marrë një kthesë të madhe në qeverisje.
Basha:
“Paratë i ka përpirë kuçedra, oligarkia. Paratë e oligarkisë do t’i kthejmë në treg duke ulur taksat, duke rritur konsumin, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe më e rëndësishmja duke hapur fronte pune. Kjo është platforma jonë dhe unë të ftoj pavarësisht se je i majtë apo çfarë do që të jesh që të bashkohesh”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816