INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investigimi i The Sun: Shqiptarët po ekstradohen me çartera privatë, i kanë kushtuar Anglisë...

Investigimi i The Sun: Shqiptarët po ekstradohen me çartera privatë, i kanë kushtuar Anglisë...

Publikuar më: 09:41 01-06-2018

Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar një shkrim investigativ mënyrës se si po ekstradohen nga vendi emigrantët e paligjshëm.

Në këtë shkrim i kushtohet vëmendje shpenzimeve marramendëse të qeverisë për të larguar azilantët.
“Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e avionit ishte bosh”, shkruan ‘The Sun’.

Autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë.

“Numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke na kushtuar 12 milionë paund.

Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari”, vijon artikulli.

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178