INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investime amerikane në bujqësi, peshkim e sistem vaditje kullimi

Investime amerikane në bujqësi, peshkim e sistem vaditje kullimi

Publikuar më: 14:52 14-07-2016

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti prej disa ditësh po zhvillon një tur takimesh në SHBA, me qëllimin për të thithur investime në sektorë, që konsiderohen si jetikë për zhvillimin e ekonomisë tonë. Vlen të veçohen takimet me kreun e BB-së për Shqipërinë, Greqinë e Italinë, Patrizio Pagano, Drejtorin për Menaxhimin e Ujërave, David Michaud dhe Drejtorin për Menaxhimin e Sektorit Bujqësor, Steven Schonberger.

(FOTO, Ministri Panariti me Patrizio Pagano, Drejtor i BB)

(FOTO Ministri Panariti me Drejtorin për Menaxhimin e Ujërave, David Michaud dhe Drejtorin për Menaxhimin e Sektorit Bujqësor, Steven Schonberger)


Ministri Panariti, u ndal në këtë takim në rëndësinë e mbështetjes së Bankës Botërore, nëpërmjet investimeve në konsolidimin e strukturave mbrojtëse, digave dhe përmirësimin e sistemit të vaditjes dhe kullimit në Shqipëri, por dhe të shohë mundësi për financim të serave dhe linjave agropërpunuese.
Një kërkesë konkrete  nga Panariti edhe për Bankën Botërore që të  ndihmojë me studime fizibiliteti për t'i ofruar secilës zonë sistemin ujitës që i përshtatet nevojave të saj.
Sipas tij, administrimi i ujërave duhet të bëhet sipas një strategjie kombëtare e cila përcakton prioritetet e vendit.

Jo më bllokime në dogana

Përfaqësuesi I BB-së ka nisur bisedimet me Panaritin për të unifikuar praktikat doganore. Vetëm me një çertifikatë të njëhësuar fito-sanitare, mund të lehtësohet tregtia dhe kryesorja të evitohet bllokimi i mallrave në pikat doganore, sa herë, që një vend fqinj ndryshon standarted e kontrollit.
Ndërsa Drejtori i Bankës Botërore, Pagano, në lidhje me projekte u shpreh i kënaqur kryesisht për ecurinë e projekteve rehabilituese në sistemin e vaditjes dhe kullimit. Ai dhe siguroi Ministrin Panariti se, Banka Botërore do të vazhdojë t’i ofrojë Ministrisë së Bujqësisë, mbështetje financiare dhe asistencë teknike për zbatimin e tyre.

Bime aromatike shqiptare në SHBA

Ministri i Bujqësisë u prit në një takim dhe nga Kongresmeni, Robert Aderholt, i cili është dhe Kryetar i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë. Ministri Panariti njohu Kongresmenin Aderholt me arritjen e Shqipërisë në sektorin bujqësisë dhe rritjes së eksportit të bimëve aromatike në tregun amerikan.
Panariti dhe Aderholt biseduan edhe për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së peshkut dhe krijimit të mundësive të reja me qëllim rritjen e kapaciteteve të saj përpunuese dhe të eksporteve drejt SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605