INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investime në rrjetin e ujësjellës - kanalizimeve në dy lagje të kryeqytetit

Investime në rrjetin e ujësjellës - kanalizimeve në dy lagje të kryeqytetit

Publikuar më: 10:54 09-09-2018

Bashkia e Tiranës po nis shmangien e problematikave të përmbytjeve nga reshjet, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet.
Në rrugën “Muharrem Gurra”, Bashkia ka investuar një rrjet të ri kanalizimesh, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e specialistëve të UKT bashkë me mjetet e tyre punuan me kujdes në zëvendësimin e linjës së vjetër të kanalizimeve me një rrjet krejtësisht të ri. Paralelisht është ndërhyrë edhe në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën "Kahreman Ylli", në zonën e Kinostudios, ku pas sinjalizimit nga qytetarët, specialistët nisën ndërhyrjen.
Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh, duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij. Vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, përmes specialistëve të UKT.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105