INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investimi te spitali Traumës, Shehu: Rama inauguroi financim të qeverisë italiane

Investimi te spitali Traumës, Shehu: Rama inauguroi financim të qeverisë italiane

Publikuar më: 18:43 29-10-2017

Kryeministri Rama këtë të dielë vizitoi ambjentet e reja të Spitalit të Traumës. Por nga ana tjetër deputeti i PD-së, ish ministër i shëndetësisë Tritan Shehu shprehet se ajo që Rama inaguroi sot ishte një financim i qeverisë italiane, të cilën kryeministri sipas tij as nuk e falenderoi.

Sipas tij projekti ka nisur që në kohën kur kryeministër ishte Berisha.

Në një postim në rrjetin social facebook Shehu shprehet se Rama nuk foli për ato çka duhet të realizojë një qeveri. Sipas tij Rama nuk u shfajësua për buxhetin qesharak , nuk përmendi se për pasojë spitali nuk ka as lëndët e nevojshme për aneztesinë logo-regionale e domosdoshme për trajtimin e shumë traumave. Po ashtu Shehu shprehet se kreu i qeverisë nuk foli as për mungesën e nënprodukteve të gjalut dhe se pllakat metalike e vidat ortopedike blihen nga vetë pacientët.

“Në fakt harroi përsëri ‘Shëndetësinë falas apo Check-in famëkeq, që vijon të gllabërojë miliona euro çdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet” e përfundon shkrimin e tij Shehu.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373