INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
iPlane avioni i parë nga Apple?  Ja ku e

iPlane avioni i parë nga Apple? Ja ku e "vodhi" idenë Kanye West

Publikuar më: 09:42 15-10-2018

 Kanye West bëri tituj në një takim me Donald Trump, duke zbuluar një koncept për një "iPlane 1" të prodhuar nga Apple, me energji hidrogjeni që rapper donte të zëvendësonte Air Force One. I vetmi problem i "iPlane 1" eshte se nuk është as një produkt i fshehtë i Apple, as një ide origjinale Kanye. Në vend të kësaj, është një pjesë e konceptit që ishte pjesë e projektit të  masterit Shabtai Hirshberg të vitit 2012, qe kishte  imagjinuar të ardhmen e udhëtimit ajror në vitin 2030.

Instagram Banner

Duke folur për kete, Hirshberg shpjegoi se nuk kishte idenë se Kanye po e përdorte artin e tij. "Nuk jam tërësisht i kapur në befasi. Një surprizë e mirë, do të thosha - është gjithmonë mirë të shohësh që planet e tua po mendohet mirë, "tha Hirshberg.

"Ky është akumulimi i një viti pune intensive, ishte projekti im i diplomes ,  në Kolegjin për Studime Kreative në Detroit", të cilin Hirshberg përshkroi si shqyrtimin e problemeve kryesore që shqetësojnë udhëtimin ajror sot, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe duke u përpjekur për të hartuar një zgjidhje. Hirshberg vëren se puna e tij është më aspiruese se sa realiste, duke u mbështetur në "sisteme më të avancuara shtytëse dhe materiale ndërtimi më të mira" sesa ajo që aktualisht është e mundur me teknologjinë tonë, e cila shpjegon disa nga elementët më të çuditshëm, si kube qelqi gjigante. (Edhe pse, ndryshe nga përshkrimi i Kanye nga avioni, dizajni i Hirshbergut nuk është me hidrogjen.)

Sa për mënyrën se si Kanye (ose ekipi i tij) e gjeti foton e konceptit e iPlane ? Hirshberg shpjegoi se ai e kishte publikuar projektin kur e postoi atë në fillim - "është në të gjithë internetin", vetëm me faqen e Behance  është parë më shumë se 16,000 herë.

Hirshberg vuri në dukje se ai aktualisht po punon me një grup në Londër për të zhvilluar një version më të vogël të Jet - sized konceptit të tij origjinal, por ai është i hapur për të punuar edhe në një staf më të madh: "Do të isha më shumë i lumtur të bashkëpunoja me Kanye West dhe Apple në qoftë se ata vendosin ta marrin këtë hap. "

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262