Rritet numri i viktimave në protestat anti qeveritare në Iran.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri tani numri i personave që kanë humbur jetën nga protesta janë 10 ndërsa numri i të arrestuarve janë më shumë se 400.
Protestat kanë hyrë në ditën e 5 të tyre dhe sipas medive shkak për humbjen e jetëve të protestueseve janë forcat policisë të cilat kanë hapur zjarre ndaj turmës.
Megjithatë këto fjalë hidhen poshtë nga qeveria e cila ka deklaruar se janë iniflturar agjent të huaj.
Zyrtarët e lartë iranianë akuzojnë vendet e arabe si organizatorë të trazirave. Sipas tyre, motivet e vërteta të protestave nuk janë çmimet e larta e papunësia, por vendet e rajonit po bëjnë përpjekje për të rrëzuar Republikën Islamike Iraniane.
Kjo protestë njihet si më e madhja që prej viti 2009 kur qeveria shtypi me dhunë protestën e organizuar nga "Levizja e Gjelbër".