INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irani merr masë të fortë kundër terrorizmit

Irani merr masë të fortë kundër terrorizmit

Publikuar më: 08:35 08-10-2018

Republika Islamike i bashkohet konventës së OKB-së kundër financimit të terrorizmit. Parlamenti iranian ka miratuar një ligj që ndalon që partë e shtetit të shkojnë për finacime të dyshimta si terrorizmi. 143 ligjvënës votuan pro këtij ligji, 120 kundër dhe pesë deputetë abstenuan.

Ky ligj duhet të miratohet dhe nga trupi më i lartë në vend fetar, Këshilli i Mbrojtësve, përpara se të hyjnë në fuqi, shkruan Rel.
Deputetët e linjës më të ashpër kanë kundërshtuar këtë ligj, që ka për qëllim përmbushjen e standardeve të vëna nga Task Forca Ndërkombëtare për Financa.
Irani për një kohë të gjatë i ofron mbështetje grupeve si Lëvizja Hezbollah e Libanit, grup i cili nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet organizatë terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871