INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iranit ''nuk i del inati'', akuza për Shqipërinë që dëboi zyrtarët e ambasadës

Iranit ''nuk i del inati'', akuza për Shqipërinë që dëboi zyrtarët e ambasadës

Publikuar më: 15:46 22-12-2018

Iranit s’po i kalon inati, pasi ka reaguar sërish për dëbimin nga Shqipëria të ambasadorit iranianë të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e vendit të vogël evropian dhe një tjetër zyrtari.
Sipas Iranit sjellja e Shqipërisë nuk është e pranueshme.
“Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar me atë”, -tha zëdhënësi i qeverisë, Bahram Qasemi.
Qasemi shtoi se ata e treguan sjelljen e tyre të ashpër përmes kanaleve të tjera. Ai tha se Irani hapi ambasadën në Tiranë rreth 30 vjet më parë, por për shkak të problemeve të rënda ekonomike Shqipëria nuk mund të hapte një ambasadë në Teheran.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668