Nëse ndiqni vajzat bukuroshe në Instagram mesiguri keni parë udhëtimet e tyre të shpeshta. Kështu ndodh edhe me Irida Oxën, Kejvina Kthella dhe Anna Lika. Bukuroshet janë mikesha ndaj bëhen shpesh bashkë në kohën e tyre të lirë. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ Irida i tregoi Ermalit se ato mblidhen në shtëpine e saj në Milano.
‘Me heqin stresin, shumë gallatë. Bëhet nami. Orgji? Larg qoftë, s’jemi nga ato. Thjesht dalim, argëtohemi’.
Duke vijuar bisedën, moderatori Ermal Peçi e ngacmon me shaka se cili i paguan argëtimet e tyre ose si reagojnë ato kur dikush ofrohet për të paguar darkat e tyre.
‘Varet, paguajme njëra-tjetrën, njëherë njera njëherë tjetra, varet. Të na paguaj një djalë? S’ka shanse’.
Mos humbisni përgjigjet e saj kur Ermali e pyet se çfarë e acaron nga Kejvina apo Anna Lika? Çfarë e bën të fortë lidhjen e saj miqësore me Riken? Shikoni video pas minutës së 16-të të intervistës ‘Një kat më lart’.