INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irina lë Bradley Cooper për një mashkull me tatuazhe

Irina lë Bradley Cooper për një mashkull me tatuazhe

Publikuar më: 16:21 01-02-2016

Besojini ose jo, por edhe njerëzit e bukur kanë probleme.

Një rast konkret është ai i Bradley Cooper dhe Irina Shayk të cilët raportohet të jenë ndarë pas gati një vit lidhje. Sipas një burimi për "The Sun", ndarja mes aktorit dhe supermodeles ka ardhur si pasojë e zënkave dhe mosmarrëveshjeve të shumta mes kësaj të fundit dhe së ëmës së Cooper. I njëjti burim ka treguar se marrëdhënia e tyre filloi të merrte tatëpjetën gjatë periudhës së Krishtlindjeve teksa çifti po i kalonin ato bashkë në Los Angeles. Megjithatë duket se ndarja nuk ka ndikuar shumë tek Irina duke qenë se ajo po frekuentohet tashmë me një tjetër mashkull, modelin britanik Stephen James, me të cilin festoi edhe 30-vjetorin e saj më herët gjatë muajit janar. Miq të ngushtë të modeles shprehen se ajo gjithmonë ka zgjedhur meshkujt e gabuar në jetën e saj ndaj dhe po e merr avash lidhjen e re. Megjithatë fakti se Irina dhe Stephen kanë qenë miq më parë, ndihmon shumë!

Article Logic
Execution time: 0.0022830963134766