Ajo bëri shfaqjen e saj të parë në spektaklin e përvitshëm Victoria’s Secret Fashion Show.
Por parakalimi i Irina Shayk në pasarelë ishte gjëja e fundit që i interesonte fansave. Debutimi i saj i madh u eklipsua tërësisht nga disa zëra bombastike, se bukuroshja 30 vjeçare pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Bradley Cooper. Modelja ruse tronditi skenën e Grand Palais në Paris mbrëmjen e djeshme pasi mbajti gjatë gjithë kohës barkun e saj të mbuluar. Por fundja, mbetet një sfilatë ku fokusin e ka tek veshjet intime dhe është naivitet të mendosh që fotografë dhe kamera të panumërta nuk do të të kapin mat. Barku i Shayk ishte paksa i fryrë dhe duket vërtetë i pamohueshëm fakti që ajo është në një pritje të ëmbël për t’u bërë nënë. Të paktën u përpoq...