Kush e dinte?!
Bradley Cooper dhe e dashura e tij prej dy vitesh, bukuroshja Irina Shayk u kanë dhënë jetë fëmijës së tyre dy javë më parë. Supermodelja ruse dhe aktori i nominuar për Oscar janë frekuentuar që në pranverën e vitit 2015 dhe e bënë publik lajmin për shtatzaninë pasi bukuroshja 31 vjeçare sfiloi në spektaklin e Victoria’s Secret në vitin 2016. Çifti është treguar tmerrësisht sekret për fëmijën, dhe burime pranë Elite Daily bëjnë me dije se Cooper ishte shumë protektiv gjatë gjithë shtatzanisë së Shayk. Ata bëjnë gjithashtu me dije se fëmija i parë i çiftit ka lindur edhe pse nuk është bërë ende publike gjinia. Megjithatë një gjë është e sigurtë, me genet e Irina dhe Bradley, fëmija nuk mund të jetë më pak se sa yll i bukur.