INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irina Shayk dhe Bradley Cooper drejt altarit?

Irina Shayk dhe Bradley Cooper drejt altarit?

Publikuar më: 20:23 01-11-2016

Dashuria është në ajër! Bradley Cooper dhe Irina Shayk shumë shpejt mund të shkojnë drejt altarit. Të paktën kështu është shprehur një burim i afërt me çiftin për E!News! “Edhe pse Bradley dhe Irina pëlqejnë ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, ata kanë diskutuar rreth martesës dhe fëmijve”, ka thënë i njëjti burim. “Ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin kështu që asgjë nuk është e pamundur për këtë rast”. Meqë po flasim për të ardhmen, duket sikur çifti në fjalë kanë planifikuar ti kalojnë bashkë pushimet e Krishtlindjeve. “Ata do të udhëtojnë në një vend tropikal sëbashku me familjet dhe miqtë e afërm”, shtoi burimi për E!News. Kjo duket shumë interesante, sepse përderisa po flasim për martesë,  a po planifikojnë të kurorëzojnë lidhjen e tyre në një martesë sekrete gjatë këtij udhëtimi?  Ndërkohë që ata nuk kanë konfirmuar për ndonjë plan martese, duket sikur të gjitha rrugët të çojnë të ajo. Deri atëherë, le të presim! 

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654