INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irina Shayk tha që e ka tradhtuar, por edhe ish-e dashura tjetër e Ronaldos ka diçka për t’i thënë pas akuzave për përdhunim! [FOTO]

Irina Shayk tha që e ka tradhtuar, por edhe ish-e dashura tjetër e Ronaldos ka diçka për t’i thënë pas akuzave për përdhunim! [FOTO]

Publikuar më: 20:36 09-10-2018

Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit rreth një skandali të mundshëm që po qarkullon në lidhje me një përdhunim që ai mendohet të ketë kryer në vitin 2009 në Las Vegas ndaj një gruaje. E pyetur në Radio Rai në lidhje me këto akuza, ish e dashura e yllit portugez Raffaella Fico, ka një tjetë rqëndrim duke e vlersuar maksimalisht 33-vjeçarin.

“Unë kam qenë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur ai luante me Manchester United. Ato ishin 11 muaj dashurie. Ronaldo është një djalë i thjeshtë, dhe i qetë. Me mua ishte një zotëri i vërtetë”, u shpreh Raffaella Fico.

Portugezi ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ndaj tij duke i cilësuar si lajme të rreme.

Gjithashtu, Ronaldo ka zhvilluar dhe një takim “sekret” me avokatët e tij në Lisbonë për këtë çështje.

ron.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664