INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iris Luarasi tha se e ka ngelur në klasë, Jonida Shehu e fton në emision për t'u sqaruar: 'Ju kërkoj falje' [VIDEO]

Publikuar më: 21:32 30-10-2019

Disa ditë më parë, Iris Luarasi dha një deklaratë të fortë kur tha publikisht emrat e 4 ish studentëve të saj, që tani janë personazhe të famshëm e që i ka ngelur në klasë. Një ndër ata emra ishte moderatorja e njohur Jonida Shehu.

Kjo e fundit e ka ftuar ish zyshën  në emisionin e saj "Soirée" këtë të mërkurë për ta pyetur më nga afër se pse tha emrin e saj publikisht dhe për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë.

Irisi u shpreh se çdo gjë është keqkuptuar dhe se ajo e ka thënë me shumë sportivitet pa dashur t'i prishë imazhin askujt.

"Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime , kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar", është shprehur Iris Luarasi.

Ndër të tjera ajo tha se kur deklarata e saj u bë lajm kudo, i ka marrë të katërt ish studentët e saj që sot janë të famshëm në telefon, për t'ju kërkuar falje.

"Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t'ju prishja imazhin.Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet", ka sqaruar më tej Iris Luarasi.

Ndërkaq Jonida Shehu ka përmendur në "Soiree" pikërisht atë periudhë kur ajo ka qenë studente dhe e ka konsideruar një periudhë shumë të mundimshme të jetës së saj pasi i duhej të shkonte në shkollë dhe të punonte njëkohësisht. 

Iris Luarasi tha se e ka ngelur në klasë, Jonida Shehu e fton në emision për t'u sqaruar: Ju kërkoj falje 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494