INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irlanda dhe Suedia ndajnë nga një pikë, ndeshja përfundon 1-1 [VIDEO]

Irlanda dhe Suedia ndajnë nga një pikë, ndeshja përfundon 1-1 [VIDEO]

Publikuar më: 19:03 13-06-2016

Edhe pse shënoi 2 gola, Irlanda nuk arriti të marrë fitoren ndaj Suedisë sepse njëri prej golave të irlandezëve u realizua në portën e tyre. Ndeshja e parë e Grupit E, Irlandë-Suedi, e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Saint Denis” të Parisit ka qenë emocionuese dhe shumë e luftuar, e ndoshta barazimi ishte rezultati më i drejtë. Hoolahan zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të pas një aksioni spektakolar, por reagimi i Suedisë ishte i menjëhershëm.

Në minutën e 71-të, mbrojtësi irlandez Clarck realizon edhe autogolin e parë në këtë Europian, pas një krosimi të Ibrahimovich. Ky rezultat nuk është shumë favorizuer për ekipet, sepse në grup kanë dy ekipe shumë të forta Italinë dhe Belgjikën që do të përballen mes tyre në orën 21:00.

Article Logic
Execution time: 0.0028650760650635