Irma Libohova tërhoqi gjithë vëmendjen drejt saj sot me një postim të fortë në Facebook.
Në të ajo akuzonte dhe demaskonte një “mashtrues”, i cili e kishte kontraktuar për një koncert në Greqi por nuk e kishte paguar kurrë. Madje ai as nuk i kthente përgjigje mesazheve të saj, e cila i kishte kërkuar disa herë që të shlyente detyrimet që kishte ndaj Irmës. Nuk ka vonuar shumë as kundërpërgjigja e Ari Kasapit. Gazeta Express shkruan se Kasapi ka deklaruar, ndër të tjera, se pagesa është kryer, por këngëtarja ka kërkuar gjëra të tjera. “Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur ajo lekët i mori por pretendonte gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë” është rrëfyer ai për këtë gazetë. Spikat fakti se fotoja që Irma ka publikuar për të demaskuar Kasapin është një foto e prerë në të cilën ai shfaqet krah këngëtares. Kasapi e ka publikuar këtë foto 3 javë më parë në versionin origjinal me një mbishkrim shumë interesant: “Me të madhen Irma Libohova”. Me të madhen që mesa duket, shumë shpejt do të shihet në gjyq...