Si duket ata nuk e kanë pritur mirë.
Po vihet re gjithnjë e më shumë që këngëtarët shqiptarë në tekstet e këngëve të tyre po përdorin masivisht dialektin geg.
Për këtë arsye ata shpesh kritikoheshin nga mediat shqiptare pasi kështu po humbnin origjinalitetin e tyre. Mesa duket tepër shqetësues ky fakt është edhe për këngëtaren Irma Libohova e cila nëpërmjet një statusi iu është drejtuar kolegëve të saj nga Shqipëria: “Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip. Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinal, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!”, shkruan ajo , por nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë atë të fshijë më pas këtë postim.