INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irma Libohova nuk paguhet për koncertin në Greqi, këngëtarja diskrediton publikisht mashtruesin [FOTO]

Irma Libohova nuk paguhet për koncertin në Greqi, këngëtarja diskrediton publikisht mashtruesin [FOTO]

Publikuar më: 09:42 15-03-2017

Këngëtarja e njohur ka bërë publike historinë e saj në Facebook duke e demaskuar dhe diskredituar publikisht personin që e ka mashtruar, me emër edhe foto.

Irma Libohova është bërë pjesë e një historie mashtrimi, duke u kontraktuar për një punë të cilën e ka kryer por nuk është paguar. E indinjuar, ajo e ka bërë publike të gjithë historinë në profilin e saj në Facebook. Libohova tregon se është kontraktuar nga një person për të performuar në koncert në Greqi, dhe pasi ka udhëtuar me mijëra kilometra dhe ka shlyer pjesën e saj të marrëveshjes, në fund nuk është paguar. Ajo shkon edhe më tej duke demaskuar personin, i cili siç thotë këngëtarja quhet Ari Kasapi dhe operon nëpërmjet një profili në Facebook me emrin “Koncerte në ishujt greke”. Irma vazhdon rrëfimin duke treguar se i ka shkruar disa herë mesazhe për të shlyer pagesën që i detyrohet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga “zotëria” në fjalë. Në fund ajo rrëfen se qëllimi i saj është të bëjë publik këtë fenomen që jo rrallë herë i ka ndodhur artistëve në mënyrë që askush të mos bjerë më viktimë.

irmadenoncon.jpg

ariu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025749206542969