INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Irma” trondit Amerikën. Uragani godet Karaibet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 06-09-2017

Uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në Atlantik, Irma,  goditi Karaibet. Irma, lëvizi përmes ishujve Leeward të mërkurën, duke shkaktuar erëra të fuqishme , stuhi të rrezikshme dhe shira përmbytës mbi Barbudan. Qendra Kombëtare Amerikane e uraganeve tha se meteorologët presin që "qendra e stuhisë jashtëzakonisht e rrezikshme" të lëvizë mbi apo afër Anguillas dhe ishujve Virgjine gjatë së mërkurës, para se të arrij Porto Rikon gjatë natës. Uragani Irma mund të sjellë pasoja katastrofike për zonat e banuara që do të preken prej tij.  Banorët e këtyre zonave janë paralajmëruar për pasoja “potencialisht shkatërrimtare” e u është kërkuar të marrin masa. “Irma” është uragan i kategorisë së pestë, niveli më i lartë ekzistues, me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 295 km/h, ndaj frika është e madhe. Deri tani, me mijëra vetë janë zhvendosur nga zonat më të rrezikuara, aeroportet në disa ishuj janë mbyllur, e po kështu edhe një sërë destinacionesh popullore turistike. Stuhia pritet të prek disa ishuj, Puerto Riko dhe SHBA.   Irma pritet që të kthehet në drejtim të ishujve të Turks dhe Caicos dhe Bahamas juglindor, ku valët e stuhisë mundë të jenë deri në 20 metra. Është shumë herët për të treguar nëse do të zbarkoj në kontinentin amerikan, por parashikimet tregojnë se mund të zhvendoset drejt Floridës gjatë fundjavës. Në Key West të Floridës, autoritetet kanë lëshuar një urdhër detyrues evakuimi.  Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Puerto Riko dhe Ishujt Virxhin të Amerikës, duke mobilizuar kështu edhe agjencitë federale që ndërhyjnë në rast katastrofash natyrore.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281